Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po vazhdon publikimin e rezultateve për kryetarë të komunave të Kosovës.
Në shumicën e komunave janë numëruar më shumë se gjysma e votave dhe mund të thuhet se dihen fituesit për kryetarë në nëntë komuna të Kosovës, që në raundin e parë.
Partia Demokratike e Kosovës prin me pesë komuna të fituara pa balotazh, LDK me dy komuna dhe AAK me dy komuna.
Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të publikuara deri më tani nuk ka fituar asnjë komunë pa balotazh.
Po ashtu edhe Nisma siç duket në raundin e parë nuk ka arritur të fitojë Malishevën, e cila deri më tani ishte bastion i saj. Aty Ekrem Kastrati do të shkojë në balotazh me Isni Kilajn e PDK-së.
Këto janë komunat që janë fituar pa balotazh:
PDK
Kaçaniku – Besim Ilazi, 55 përqind
Mitrovica e Jugut – Bedri Hamza mbi 54 përqind
Skenderaj – Fadil Nura rreth 59 përqind
Ferizaj – Agim Aliu mbi 63 përqind
Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi mbi 50 përqind
LDK
Lipjan – Imri Ahmeti, rreth 57 përqind
Pejë – Gazmend Muhaxheri, mbi 60 përqind
AAK
Deçan – Bashkim Ramosaj, mbi 67 përqind
Suharekë – Bali Muharremaj, mbi 50 përqind.
Komunat e tjera shkojnë në balotazh, duke përjashtuar ato me shumicë serbe.