Mbërrijnë rreth 120 mijë vaksina anti-Covid në Shqipëri, ja sa ka shkuar numri total

0

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur 117 mijë doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë këtë vit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja shkruan se në total Shqipëria ka siguruar 2.379.960 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Postimi i Manastirliut: Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit. 2,379,960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu