Pyetje: Cili është mendimi juaj për Open Balkan të Shqipërisë-Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut? Po për konfliktin në veri të Kosovës? Duam të dimë rolin e Rusisë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi?
Varhelyi: Jam i binddur që rruga e vetme për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal. Prandaj kemi insistuar për një treg bashkëpunimi ekonomik. Kjo është paketë për të dnryshuar jetën e njerëzve dhe biznesin. Çfarë propozojmë ne? Po flasim për të kaluar kufijtë me kartë identiteti, po flasim për njohjen e diplomave. Këto janë përgatitjet për pranimin në BE. Prandaj i mëshojmë fort kësaj. Në fillim është quajtuar Mini-Schengen’. Por ne duam që të gjitha vendet e Ballkanit të jenë pjesë e saj dhe nën ombrellën e BE-së. 6 vendet e Ballkanit perëndimor t’i kthehen tregut të përbashkët rajonal. Duam që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur. E kuptoj që ka zgjedhje shumë shpejt zgjedhje në Serbi, por kjo nisëm nuk ka të bëjë fare me Republikën Serbe.
Varhelyi: Picula kërkon avancim të shpejtë përvizat e Kosovës. Ne kemi bërë propozimin tonë , por vendet e BE-së nuk po marrin vendimin. Ne po përfshijmë këdo. Nuk do të ketë mbyllje të konflikte pa u zgjidhur të gjitha.