TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Bode është emëruar Drejtoreshë e Spitalit të Traumë. Bode zëvendëson në këtë post drejtues, Arben Zenelin i cili ka qënë drejtues i Traumës që në vitin 2017.
Ajo ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe. Bode ka shërbyer, për disa vite, si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Devollit.