Pengmarrësit në Haiti kërkojnë $17 milionë për pengjet kanadeze e amerikane (fotot)

0

Kërkesa i është bërë kreut të Ndihmës së Kishës Kristiane, një organizatë bamiresie me bazë në Ohio, ka thënë ministrja haitiane e drejtësisë në Haiti, Liszt Quitel

Një bandë që ka marrë peng një grup prej 16 qytetarësh amerikanë e kanadezë në Haiti po kërkon si shpërblesë 17 milionë dollarë për lirimin e tyre, shkruante sonte New York Times.

Banda me shumë gjasa e di që kërkesa e saj nuk do të mund të plotësohet dhe mund të pranojë një kundër-ofertë, edhe pse negocjatat mund të kërkojnë ditë ose javë, tha ministrja vendase.

Pengjet e misionit kristian të ndihmes u kapën më 16 tetor dhe mes tyre janë pesë fëmijë, pesë burra dhe shtatë gra.

Pengmarrjet në Haiti janë shumëfishuar në raport të njëjtë me përkeqësimin e rendit që prej vrasjes së presidentit Jovenel Moise dhe tërmetit me magnitudë 7.2 që vrau 2,200 vetë në gusht.

Departametni amerikan i shtetit tha se është vënë në dijëni të ngjarjes.

Banga Mawozo kontrollon zonën Ganthier në lindje të kryeqytetit Port o Prince, ku sipas vëzhguesve kanë ndodhur të paktën 628 pengmarrje që prej janarit, nga të cilat 29 ishin qytetarë të huaj. Prej shtatorit krimi është shtuar akoma më shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu