Video/ U përpoq të bënte lëvizjen perfekte të vallëzimit me partnerin, gruas iu gris fustani dhe u rrëzua në mes të rrugës

0

Një grua e cila po përpiqej të bënte një lëvizje vallëzimi nga filmi Dirty Dancing, u rrëzua në tokë dhe iu gris fustani.

Sipas medieve të huaja, gruaja e paidentifikuar, që besohet të jetë nga Mbretëria e Bashkuar, u filmua derisa ajo dhe partneri i saj u përpoqën të rikrijonin lëvizjen ikonike të përformuar nga Patrick Swayze dhe Jennifer Grey në filmin e vitit 1987.

Sidoqoftë, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin planifikuar, dhe fustani i saj u gris derisa u rrëzua, duke e lënë atë vetëm me të brendshme.

Videoja është bërë virale pasi u publikua në Twitter dhe është parë më shumë se 2.6 milionë herë.

Në fillim të videos, gruaja mund të shihej e veshur me një fustan kaki të lidhur në bel, me çizme të zeza.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu