Vdes në vend 80-vjeçarja, bie nga kati i 3 i pallatit

0

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 08:18 në qytetin e Vlorës. Një e moshuar 80-vjeçare ka humbur jetën në lagjen “28 Nëntori” pasi ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku edhe jetonte.

E moshuara M.C, 80 vjeçe jetonte vetëm dhe rënia ka qënë aksidentale.

Njoftimi zyrtar i policisë së Vlorës:

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte e vetme, shtetasja M. C., rreth 80 vjeç, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu