Teleshikuesit e kanalit amerikan televiziv KREM u përballën me diçka të papritur.
Teksa po ndiqnin parashikimin e motit, pa pritur në ekranet e tyre dolën video me kontent pornografik.
Mësohet se transmetimi i videove pornografike zgjati plotë 13 sekonda, mjaftueshëm për të tronditur shikuesit.
Rrjeti i lajmeve KREM kërkoi falje për spektaklin e papërshtatshëm dhe, disa orë më vonë (në orën 23:00), u zotua se nuk do të përsëritet më një incident i tillë.
Po afron Halloween/ Si lindi dhe çfarë simbolizon festa misterioze
“Ne po punojmë me përgjegjësi për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri, ” thuhej në deklaratë.
Një hetim mbi incidentin ka filluar që nga e hëna dhe, deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Videoja plus 18 u shfaq ndërsa meteorologia amerikane po informonte bashkëqytetarët e saj se ” pritet mot i mirë për ditët në vijim”.
Të hënën në mëngjes (18 tetor) , Departamenti i Policisë njoftoi se autoritetet kompetente po hetojnë incidentin në mënyrë që të zgjidhin misterin, se nga erdhi videoja dhe kush e publikoi atë.