Abc News
LIVE
Manastirliu ndan foton ne Gjinovefën, një nga gratë që fitoi betejën me kancerin e gjirit
schedule
20:24 – 20 Tetor, 2021
Ministrja e Shëndetësisë ka ndarë foto me Gjinovefën, një nga gratë që ka luftuar dhe ka arritur të fitojë betejën me kancerin e gjirit. Manastirliu shprehet se ajo është shembull për shumë gra që sot përballen me sëmundjen e rëndë.
“Gjinovefa është ndër ato gra të forta, që me kurajë të jashtëzakonshme ka luftuar dhe ia ka dalë ta fitojë betejën me kancerin e gjirit. Sot, është shembull frymëzues për shumë gra që përballen me sëmundjen e rëndë.
Nuk do të reshtim këtë tetor dhe çdo ditë të vitit, të çojmë zërin tonë te çdo grua, që të marrë pak kohë për kontrollin e gjirit, sepse diagnostikimi i hershëm, të shpëton jetën”, shkruan ministrja.