Kënga rrënqethëse e “Squid Game” do të luhet në klubet e natës, DJ-të po përdorin të gjitha audiot

0

Njerëzit janë marrë me çdo detaj të Squid Game që prej daljes së tij, por ndoshta askush s’do e kishte menduar se kënga rrënqethëse e lojës së parë “Red Light, Green Light”, por jo vetëm ajo – të kthehej në frymëzim për DJ të ndryshëm nëpër botë.

Njerëzit në TikTok dhe YouTube po krijojnë dhe po dëgjojnë editime të ndryshme të remikseve me këngën e lojës. Disa nga videot, sigurisht, e kanë përdorur audion jo vetëm për të kërcyer, por edhe për humor. DJ-të po përfshijnë thuajse gjithë audiot e vendosura përgjatë serialit, veçanërisht ato më epiket.

Ndërkohë, videove në YouTube po ju shtohen klikimet dita ditës. Çdo gjë që përmend “Squid Game” po ngjall interes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu