Unë gazetarja që barti mbulesë. Unë bashkëshortja e kolonelit!

0

Unë gazetarja që barti mbulesë.
Unë bashkëshortja e kolonelit!

Shkëputur nga ditari im.

Insititucionet e Kosovës i degjon të murmuritin që janë demokratike, e partit politike ulerojn për shtet të së drejtës!
Po a është fuksional shteti i së drejtës?

–>

Unë u pengova padrejtësisht nga profesioni im prej gaztare, që e du me krejt qënjen time, mu konfiskuan të gjitha mjetet e punës, madje edhe vula e agjencisë së lajmeve?

Krejt këto për të ju hakmarrë politikisht burrit tim.. Por e kuptueshme kjo, ai ishte ndër figurat më të larta të Forcave të armatosura të Kosovës , dhe donin ta dëmtonin personalitetin e tij, por me mu ç’paten.. Veprime të tilla jo vetëm që janë poshtëruese për individin po edhe për vet demokracin që pretendon Kosova ta ketë.. E si ka mundësi shteti të veproj me adete kanunore, ku pershkak te njerit anëtar të familjes të gjykohen familjarët tjer, të privohen nga e drejta për punë e jetës, te shantazhohen e kërcënohen familjarët, vetëm për ta pas në trysni kryefamiljarin.. Kjo do të ishte pranueshëm në kohë Komunizmi, edhe në kohën e regjimit të Milosheviqit, ku aso kohe baba im si student ishte pengu disa herë ti vijonte lirë studimet, me qe i vëllai ishte i burgosur, me akuzën Thirrje për rezistencë ndaj shtetit të Serbisë, shtet ky që e kishte pushtuar Kosovën e po bënte krime mbi popullin civil të saj.. Thash me vete historia përsëritet, dhe u theva shpirtërisht, edhe burri im Fuad Ramiqi u akuzua për veprën penale, Thirrje për rezistencë, dhe unë njejt si baba im u gjykova u kercnova e u pengova prej punës, por e kisha një shpresë, i thash vetës që do të kërkoj drejtësi se nuk ben kështu, ktu jam në vendin tim, nuk ka mundësi që kta njerëz të jenë aq të ligë sa të më vrasin të ardhmen time, e vendosa te bej padi për të kerku drejtësi.. Fiks 7 vite pritje, e bredhje her të avokati i popullit e her të drejtat e njeriut, pa as një lloj përgjigje..dhe tek tani po mbahet gjykim për mu.. Me gjithese kjo pritje ishte fyrje per mu, por prap kisha një shpresë, thash me vete si dihet dhe qeveritë kanë ndërruar ndoshta tani do të ketë drejtësi.. E po u gezova e nuk fjeta dy ditë para seancës me besim që më në fund do të ketë drejtësi per mu.. U takova me avokatin e shkuam ne seanc, pritëm deri sa erdh gjykatësi se u vonua, e ai si hyri, na bani me dije indirekt që nuk do tja din për ne, por shpresa ime vazhdonte… Urdhero tha avokat a do të flasësh, e kur kerkova unë të flas e ti tregoje per ngjarjen e asaj kohe, me tha qe nuk i intereson rrëfimi im, nese me shantazhuan, kërcënuan me jetën, thjeshtë tha skam kohë të merrem me rrëfimin tënd emocional… Në atë moment mendova, a jam unë e shkret që kam ardh ketu, apo është i shkret gjygjetari i cili është aty për të vendosur drejtësi e nuk i interesojka që një nënë një grua, një gazetare, një qytetare e Kosovës është kërcënuar, e po e fyen pa mëshirshëm,aty ku ajo shkoi të kerkonte drejtësi, po e kërcënonte që nëse ajo e merr fjalën do të përjashtohej prej seance..e mendja nuk më linte të qetë, diçka brenda vetës me thoshte që ne gjykata duhet të jenë njerëz që besojnë në Zot, e që ska rendesi cilës fe i përket, se një gjykatës ateist është tepër për një shtet si Kosova.. Po gjykatësi në rastin tim që sillej si perandor, para një gazetareje tash me të dërmuar prej situate, mos vallë është ateist? E po mendja ma thot por zemra jo,unë ende kam shpresë për drejtësi.. Unë prap mendoj që do ta denojn fajtorin, qe besoj fuqishëm që është politikan ai që urdhëroi ta shantazhonte familjen tonë prej bastisjes, e deri të kërcënimi me vrasje.. Kush është i mjer këtë mes vazhdova ta pyes vetën me dëshpërim e thyer nga gjykimi i gjykatësit të ri?! A do të ishte sjellë me aq arrogancë pushteti po te ishte nje gazetare pa shami? Po gjykatësi a do te sillej me korrektësi ndaj meje po te isha pa shami!? Nese ska drejtesi aty ku duhet të ndahet drejtësia prej të padrejtes, ku te drejtohem më ? Kercenusi i 2017 me pati thënë ta marr burrin e ta lë Kosovën përndryshe do ta kishte fatin e kolonelit Ahmet Krasniqi të vrarë, e që 20 vite pushtetet e quanin tradhtar, e në fund e dekoruan me hero të Kosovës!! Nuk ikim prej vendit ton ju pata thënë policisë, edhe po të doja unë Fuadi kurr nuk do të nënshtrohet prej presionit politik, do të qëndrojmë me këmbë në tokë në Kosovë, në atëdheun tonë që baba im luftoi me pend deri në qershorin e vitit 1998 ku ndrroj jetë.
A i meritoj tanë këto fyrje e përbuzje prej vet shtetit që drejtohej prej hajduqve që e vodhën Kosovën, unë bija e komandantes, motra e dy luftëtarëve, gruja e Fundit, qe figura tij ben buj ne historinë e Kosovës, si udhëheqës ne forcat e armatosura të Kosovës, që nuk i vodhi azgje Kosovës, veq dha prej vetës së tij.. Unë që jetoja në qytet ku njerëzit bënin sefa, lash mbrapa gjithçka dhe shkova të bashkëjetoj me popullin e pafajshëm dhe ushtrinë çlirimtare të Kosovës aty ku po behej lufta.Unë bija e Kosovës që shtëpinë time e shenderrova në shtab të UÇK, ku u strehuan komandant e u mbajtën takime te rëndësishme mes tyre e që tani janë deputet, e ishin dhe ministra, e ka të tillë që u harruan prej njëri tjetrit.
Mendova me vetën, po ndoshta kolegët e mi nuk me shikojnë me aq përbuzje sa edhe politikat, po ata a janë kaq të përbuzur prej hienave sa unë?! Kah po shkon Kosova kshtu? Po vajzat e mija pse duhet ndëshkuar, pse ato nuk guxojnë ta kenë nanen në punë që ajo me pagën e saj të ketë mundësi të ju blej diçka.. Unë gazetarja me shami.. E shkelur padrejtësisht, e diskredituar, e kërcënuar e që ju kanë shterr te gjitha dyert ku të kërkojë drejtësi.. Unë gazetarja që vendosa të përballem me trysni të vazhduar e që nuk ika prej Kosovës..Pse shteteve të Eu nuk ju pengon mbulesa e gazetarës, e politikës tonë po?! Pyes vetën, ka po shkon Kosova e ka do të shkoj unë?!
Artë Ramiqi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu