Ditët me diell duket se do i lënë sërish reshjeve dhe shiut dhe motit të keq në Greqi. Mediat bëjnë me dije se këto kushte atmosferike pritet të godasin në të gjithë territorin grek gjatë fundjavës.
Situatë e vështirë parashikohet për ato zona të cilat u goditën nga stuhia e pak ditëve më parë.
Nga mesdita e të premtes i gjithë vendi do të “pushtohet” nga vranësirat. Të njëjtat masa do të dominojnë edhe në Itali dhe Ballkanin veri- Perëndimor.
Në zonën perëndimore të Greqisë priten sërish shira dhe stuhi dhe nuk përjashtohen stuhitë e forta.