Bllokohet ditën e sotme pa dhënë asnjë njoftim apo një zgjidhje alternative dalja e automjeteve nga rruga kryesore e fshatrave të Divjakes drejt Pushimi Shoferit.
Banorëve të fshatrave Krutjes,Allkaj,Kemishtaj e deri ne Divjake u shtohet 20 deri 30 km rrugë.
Ky aks rruge gjithmonë e ka patur shqetësim mungesën e mbikalimit ose nënkalimit pasi numërohen shumë aksidente edhe me vdekje për shkak të parakalimeve.
Ditën e sotme ky bllokim ka sjellë një kaos tek drejtuesit e automjeteve.