Arrestohen dy shtetas: Aksidentoi 60-vjeçarin me motoçikletë, i riu tjetër drejtonte automjetin pa patentë

0

Njoftimi i Policisë:

Lezhë
Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj.D., 25 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Shkodër pasi në qytet Lezhë është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, pasi në aksin rrugor Laç-Patok duke drejtuar automjetin e tij tip “Renault” ka aksidentuar motoçikletën me drejtues shtetasin Gj.P., 60 vjeç, banues në Kurbin. Aktualisht shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu