Aksidenti tragjik në Greqi/ Kamioni bie 60 m në greminë, vdes shoferi shqiptar, plagoset edhe patrioti i tij (FOTO)

0

E rëndë në Greqi. Humb jetën në aksident një shqiptar, plagoset bashkëatdhetari i tij.

Mediat greke raportojnë se një kamion u rrëzua në 60 metra greminë, duke u shkatërruar plotësisht dhe duke i marrë jetën drejtuesit 53-vjeçar.

I plagosur mbeti edhe pasagjeri në mjet, po ashtu shtetas shqiptar i moshës 56-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Kiriaki-Livadhea, në afërsi të fshatit Analipsi, Viotia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu