Bayern Munich gjen zëvendësuesin e Lewandowskit, kthen sytë te sulmuesi i Napolit

0

Bayern Munich është i vetëdijshëm se duhet të gjejë zëvendësuesin e Robert Lewandowskit. Në tavolinën e drejtuesve gjermanë nuk kanë munguar emrat e sulmuesve që priten të jenë pasardhësi i polakut, por asgjë  konkrete deri tani.

Së fundi në skenë ka dalë edhe emri i sulmuesit të Napolit si një alternative e mundshme për gjigandët gjermanë.

Bëhet fjalë për Victor Osimhen, i cili po bën paraqitje të shkëlqyera më skuadrën e Napolit.

Por që të marrin shërbimin e sulmuesit 22-vjeçar, gjermanët duhet të bindit skuadrën italiane që ta shesë lojtarin 100 milion euro.

Bayern Munich është gati të përfshijë edhe ndonjë lojtar në transferimin e sulmuesit nigerian.

Deri tani në Seria A, 22-vjeçari i Napolit ka arritur të shënojë 5 gola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu