Bora Zemani hyri mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP vetëm për të shuar zërat se mes Semit dhe Donaldit ka vetëm një raport shoqëror.
Takimi i Borës dhe Donaldit nisi me një përqafim të gjatë, një trëndafil të bardhë të dhuruar nga Donaldi dhe në fund një puthje në buzë.
Mirëpo para se të ndodhte ky moment, Donaldi shpeshherë e ka shprehur se ka ende ndjenja për Borën.
Madje nuk e kishim vënë re, por ai e ka patur gjithmonë në dorë llastikun e saj të flokëve, si për ta patur Borën gjithnjë me vete.