Kontrabandë? Shoqërohen disa persona në Elbasan. Po transportonin me kamion bagëti pa dokumentacion

0

Komisariati Policisë Librazhd ka ndaluar një kamion me të cilën po transportoheshin disa bagëti pa dokumentacionin e duhur.

Në një operacion të organizuar nga Drejtoria Rajonale Qarku Elbasan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe sektori Veterinar i Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve ndaluan në aksin Përrenjas-Librazhd automjeti që po transportonte kafshët.

Postblloqet për ndalimin e tyre u ngritën pas informacioneve të marra nga Korça ndërsa personat përgjegjës së bashku me kamionçinën me kafshë janë shoqëruar për në policinë e Librazhdit.

Ndërkohë, kanë ardhur specialistët e Krimit Ekonomik Elbasan për të verifikuar situatën dhe dokumentacionin. Specialistët e Policisë dhe autoritetet veterinare po kontrollojnë origjinën e kafshëve dhe më gjerë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu