Kosova drejt daljes totale nga pandemia, ditë tjetër pa viktima, 13 raste të reja brenda 24 orëve, sa është numri i të shëruarve

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205.

Në total numri i rasteve aktive është 456.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu