Në Kumanovë,në organizim të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Bajram Shabani” për herë të parë u mbajt Festivali Ballkanik i këngëve dhe valleve.
Festivali në fjalë u mbajt nga data 22 e deri më 24 tetor, ku çdo mbrëmje u performua nga 7 Ansamble edhe atë nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Festivali kishte karkter garues, dhe në fund u shpërbleyen më të mirët me çmime të caktuara.
Ku çmimi i parë i është dhënë Gjilanit.
Çmimi i dytë Shqipërisë
Çmimi i tretë Tetovës.
Festivali përfundoi mbrëmë, ku mysafir special ishte Ansambli Profesionist “Shota” nga Prishtina.
Në këtë festival morën pjesë 22 grupe orkestrale me këngë dhe valle të të gjitha llojeve sipas krahinave.
Po ashtu, në këtë organizim artistik ka konkuruar trupa orkestrale e këngëtarit, kompozitorit të mirënjohur nga qyteti i Elbasanit, Isuf Myzyri.
Nuk munguan këngët dhe vallet popullore të trevave të Elbasanit, të Shqipërisë së mesme, dhe të gjithë trevave shqiptare.