Po transportonte tre emigrantë të paligjshëm, arrestohet 36-vjeçari

0

Një 36-vjeçar në Himarë është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian kundrejt pagesës.

“Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi V. T., 36 vjeç, banues në Qeparo.

Shtetasi V. T, është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Pilurit”, duke transportuar me automjet, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.  Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu