Dita ditës zbulohen detaje për krimin në Glyka Nera dhe konkretisht për marrëdhënien që vrasësi, Babis Anagnostopoulos, kishte me bashkëshorten e tij, Caroline e cila dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte.
20-vjeçarja i kishte thënë psikologes së saj në janar 2021 se bashkëshorti i saj kishte lidhje paralele pasi ai mungonte në shtëpi edhe ditëve të diela kur e kishte pushim.
Miqtë e familjes së Babis Anagnostopoulos nga Alonissos, folën për mediat greke dhe vunë në dukje se asnjëri prej tyre nuk beson se vrasësi kishte një lidhje paralele, duke u shprehur se “ishte i pasionuar pas Caroline. Ai erdhi me helikopter në ishull vetëm për t’i sjellë asaj një buqetë. Ai nuk do të vriste një grua për një tjetër.
Një tjetër shok i pilotit tha në emisionin “To Proino” se “Babis në moshën 23-vjeçare ka pasur një lidhje me një vajzë 16-vjeçare për një vit. Tani vajza thotë se ka qenë lidhja më e mirë që ka pasur ndonjëherë. Ai nuk ishte manipulues apo shtytës, por shumë i kujdesshëm. Nuk mund të besojmë se ai mund të vrasë.