Përplasen 4 makina gjatë natës në aksin Elbasan-Metalurgji

0

Një aksident në seri ku janë përfshirë 4 automjete ka ndodhur gjatë natës në aksin Elbasan-Metalurgji.

Mësohet se katër drejtuesit e mjeteve nuk kanë pësuar lëndime serioze, por dëmet materiale të makinave kanë qenë të konsiderueshme.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht mendohet shpejtësia tej normave e njërit prej automjeteve që ka goditur më pas veturat e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu