PD depoziton projektligjin për uljen e TVSH-së nga 20 në 6%, Tabaku: Pas pandemisë xhepi i qytetarëve është rënduar

0

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend projektligjin për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për të gjitha produktet e shportës ushqimore.

Gjatë një prononcimi për mediat, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se me këtë propozim të opozitës do të ulen të gjitha çmimet e produkteve bazë ushqimore. Gjatë fjalës së saj, Tabaku tha se kjo ulje do të ndihmojë shtresat në nevojë.

“Shumë vende të BE kanë ulur TVSH. Propozimi ynë është i thjeshtë.

Qeveria thotë se është nismë populiste. Po çfarë do bëjë kjo ulje të TVSH?! Do të bëjë atë që s’ka bërë qeveria, të ndihmojë shtresat në nevojë që të rrisin prodhimet e tyre. Sot shumë vende kanë ulur TVSH për ushqimet, për energjinë. Propozimi ynë është i thjesht dhe shumë konkret”, u shpreh Tabaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu