SHBA – Një ish-ndihmëse e ngushtë e Hillary Clinton, pretendon se është sulmuar seksualisht nga një senator amerikan, ndërsa ngjarjen e ka “dokumentuar” edhe në një libër që ajo po boton.
Huma Abedin, nuk e identifikon politikanin, por thotë se ai e sulmoi seksualisht rreth viteve 2000, pasi e ftoi në shtëpinë e tij.
Ajo thotë se e kundërshtoi atë, por ai e puthi pa dëshirën e saj, duke e hedhur në divan. Pretendimi është detajuar në librin e saj të ri, i cili do të botohet javën e ardhshme.
Ajo përshkruan sulmin seksual, ndërsa rrëfen punën e saj për zonjën Clinton, kur ajo ishte senatore amerikane për Nju Jorkun midis viteve 2001-09.
45 vjeçarja nuk e ka zbuluar identitetin e senatorit apo as partinë e tij.
Ajo thotë se pas një darke në Uashington doli me politikanin dhe kur u ndalën para shtëpisë së tij, ai e ftoi brenda për kafe. Ajo pranoi, por më pas gjithçka shkoi keq.
Sipas Guardian, Abedin shkruan në librin e saj: “Më pas, në një çast, gjithçka ndryshoi. Ai u hodh në të djathtën time, më vuri krahun rreth supit dhe më puthi, duke më futur gjuhën e tij në gojën time”.
“Isha shumë i tronditur, saqë e largova. Gjithçka që doja ishte që 10 sekondat e fundit të fshiheshin”.