Mbante faqe online për të vënë skedina nga telefoni, arrestohet 32-vjeçari

0

Shtetasi Alkend Haskaj, 32 vjeç është arrestuar në Gjirokastër nën akuzën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

I arrestuari është kapur në ambientet e lokalit që e kishte marrë me qera në lagjen “18 shtatori” pasi në celularin e gjetur, janë evidentuar faqe online që shërbenin për baste sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.

Njoftimi i Plotë:

Gjirokastër.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar, arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi A. H. u arrestua pasi, në lagjen “18 Shtatori” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin (bar-kafe) të marrë me qera nga ky shtetas, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular, ku dyshohet se përmbante faqe online të basteve sportive dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu