Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në orën 18:00 do të mbledhë në selinë rozë të gjithë drejtuesit politik të qarqeve në të gjithë vendin.
Në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet e ardhme lokale, ku kryesocialisti Edi Rama pritet t’iu japë porosi të tijve.
Gjithashtu më parë Rama ka paralajmëruar se PS do të përfshihet nga ndryshime të rëndësishme në kupolat drejtuese pasi ai i frikësohet “plakjes së partisë” duke i hapur dyert prurjeve të reja.