Helmimi masiv në Krujë/ Depoja e ujit pa element sigurie, flet pas kamerave administratori Ledion Cela…

0

Administratori i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Krujë, Ledion Cela ka mohuar në mënyrë kategorike që të kishte mungesë sigurie në depot e ujit ku për pasojë në këtë në këtë qytet janë helmuar mbi 300 qytetarë.

Cela refuzoi të flasë përballë kamerave, pasi ndodhet në pritje të përgjigjeve të analizave nga ISHP për mostrat e ujit.

“Depo është e sigurt, s’ka lidhje fare me sigurinë e depos së ujit. Bashkia pret informacion nga ne, kurse ne presim informacion nga ISHP-ja për analizat e ujit dhe të japin informacion të detajuar”, tha Cela.

Helmimi i qytetarëve në zonën e Krujës nga uji i pijshëm, ka bërë që të nisin hetime të posaçme nga prokuroria. Por lidhur me këtë situatë, “Fax News” është interesuar për të parë gjendjen aktuale të depove të ujit në këtë zonë, për të bërë edhe një farë investigimi lidhur me rrethanat që mund të kenë shkaktuar këtë gjendje në të gjithë qytetin ku janë helmuar edhe fëmijë të vegjël duke konsumuar ujin e pijshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu