Para tragjedisë stafi po qëllonte me armë kanaçet e birrës, detaje nga ngjarja

0

Detaje të reja dalin në dritë nga tragjedia që ndodhi në shesh-xhirim, ku Alec Baldwin qëlloi për vdekje Drejtoren e Fotografisë Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin.

Armëtqë përdoren për xhirim janë pa municion të vërtet, por në këtë ngjarje, vetë aktori Baldëin nuk e dinte që po përdorte një armë me plumba të vërtet pasi sipas tij, i ishte thënë e kundërta.

Se si përfunduan plumbat e vërtet në atë pistoletë që shkaktoi vdekjen e drejtores së fotografisë së filmit ende nuk dihet, por sipas hetimeve deri tani është zbuluar se arma po përdorej më herët nga anëtarë të stafit duke qëlluar kanaçe birre për t’u argëtuar dhe kaluar kohën.

Kur erdhi koha e provave për film, asistenti i parë i regjisorit David Halls i ka dhënë aktorit po këtë armën duke thënë se “është një armë e ftohtë” term që përdoret në film për të treguar se arma nuk ka municion të vërtet brenda. Më pas ndodhi tragjedia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu