Vendosnin skedina online, merren masa ndaj pronarit dhe dy klientëve të lokalit

0

Berat

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit online.

Procedohen penalisht 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik, kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët proceduan penalisht shtetasit G.C., 52 vjeç dhe N.K., 51 vjeçe, të dy banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetases N.K, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online, shtetasi G.C.

G.Gj., 32 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Berat, pasi gjatë kontrollit në lagjen “Kushtrim”, Berat në lokalin Bar-Kafe, i paregjistruar si subjekt tregëtar, ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 aparate celularë, të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e llotove të sportit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu