Si qëndron e vërteta për formularin që shkaktoi zhurmë në media? Reagon bashkia e Tiranës…

0

Formulari që qarkulloi ditën e djeshme në rrjetet sociale, në të cilin fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2” për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës është i pavërtetë.

Sipas Bashkisë së Tiranës, në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është “fake news”.

Gjatë njoftimit thuhet se formularët që përdoren nga ky institucion shoqërohen me logon zyrtare të bashkisë së Tiranës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu