Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşololulu ka nisur një sulm provokues ndaj homologut të tij grek Nikos Dendias në një intervistë për CNN Turk, ndërsa ka folur dhe për çështjen e furnizimit me armë nga SHBA!
I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë dhe Mesdheun Lindor, ministri i Jashtëm turk tha në mënyrë provokative: “Ne nuk do të lejojmë që të shkelen të drejtat tona në Mesdheun Lindor. Ministri i Jashtëm grek sillet si një fëmijë i vogël, qan pesë herë dhe dridhet si fëmijë. Ankohet për Turqinë, ai nuk mund të ndalet. kjo tregon një kompleks inferioriteti dhe frike”, tha Çavuşololulu .
Përshtypje ka bërë edhe qëndrimi shantazhues i ministrit të Jashtëm turk ndaj SHBA-së, teksa janë në negociata me Uashingtonin për furnizimin me F-16. “Nëse SHBA-të nuk na japin F-35, atëherë ne do të konsiderojmë SU-57 ose SU-35 ruse.”