Kryemnistri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha vazhdojnë replikat në Kuvend. Sapo njëri përfundon me përgjigjet apo akuzat, në foltore del për ta kundërshtuar tjetri.
Pjesë nga përgjigja e Edi Ramës për Bashën:
Nuk po zgjatem shumë por edhe njëherë: unë e kuptoj dhe në këtë rast jam i bindur sepse të duhet ty kjo retorika e trimit të madh që nuk ka shokë shumë. Dhe që ka përballë frikacakë që nuk ia dalin dot të ballafaqohen me sfidat e këtij trimi. Kjo është shumë e qartë.
Edhe njëherë. Do ta bëj këtë parantezë deri kur të humbas shpresën dhe të mos angazhohem më në këto lloj debatesh. Respekto që të të respektoj. Nuk mundesh dot ti që përpjekjen për të realizuar një objektiv të vetin, duke mos pasur as shumicën, të dhunoni verbalisht privatin. Nuk e bën dot këtë, kjo nuk funksionon.
Këto dokrrat e tua me trimëri e me ndershmëri e me pathyeshmëri thuaja vetes. Po mos dil këtu…
Ça i ke këto muhabete. Po të shohin njerëzit. Ku je këtu, zgjohu nuk je në gjumë. Është ora 12 e drekës. Ça janë këto kafsho, kafsho. Të lutem shumë mos na bej qesharak të gjithëve këtu.