Një investigim prej 10 muajsh ka përfunduar me mbylljen e tregut më të madh ilegal në dark web, të quajtur DarkMarket, dhe arrestimin e 150 personave që shisnin drogëra të ndryshme.
DarkMarket u ndërpre më herët gjatë këtij viti si një pjesë e një operacioni internacional. Në këtë website ishin regjistruar 500,000 përdorues që kryen mbi 320,000 transaksione, që nga shitja e malware ose informacioneve të vjedhura të kartave të kreditit e deri tek shitja e armëve dhe drogërave, raporton Europol. Kur autoritetet gjermane arrestuan operatorin e website-it në janar të këtij viti, ato sekuestruan gjithashtu prova të rëndësishme që ndihmuan në arrestimin e “lojëtarëve kryesorë”.
Dhe pse dark web konsiderohej më parë si një vend i sigurt për personat që shisnin apo blinin drogëra, operacionet internacionale si Dark HunTor ka bërë të mundur zbulimin dhe arresitimin e tyre. Lista e tregjeve në dark ëeb që janë mbyllur është shumë e gjatë, duke përfshirë këtu Dream, WallStreet, White House, DeepSea dhe Dark Market.
“Qëllimi i operacioneve si ai i sotshmi është që t’i tregojmë kriminelëve që punojnë në dark web se forcat e zbatimit të ligjit i ka të gjitha mjetet e duhura për identifikimin e tyre.” tha Jean-Philippe Lecouffe në një deklaratë për shtyp.