Simpatizantët i bëjnë “pritë” Berishës në mes të rrugës,: Bashës nuk ja falim pabesinë

0

“Foltorja” ditën e sotme do të ndalet në Lezhë dhe ashtu si e do zakoni tashmë gjatë rrugës për në qytetin e rradhës qindra simpatizantë kanë dalë ta presin ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Nën brohoritjet “Berisha, Berisha” dhe me flamuj në duar  të shumtë janë ata demokratë  të Mahmurrasit të cilët  i kanë bërë pritë liderit të PD-së.

Gjithashtu në këtë “Foltore” pritet të jetë dhe një nga demokratët më të zjarrtë i cili ka ardhur nga Shtutgarti së bashku me familjen e tij enkas për këtë takim.

Për media tai ka thënë se Berisha do të bëjë Besëlidhjen e re për bashkimin e Partisë Demokratike, duke shtuar se kjo është e nevojshme për largimin e klikës komuniste.

“Berisha do vijë sot në vendin e kastriotëve për të shpalosur platformën e re të së djathtes shqiptare, por gjithashtu për të bërë beslidhje të re për të djathtën shqiptare, për ta futur PD në shinat e demokracisë por edhe për të larguar këtë klikë komuniste. Vij nga Shtutgarti. Kam ardhur me gjithë familjen për këtë takim”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu