(Video) Dasma në Kretë/ Miqtë e dhëndrit çmontojnë dyshemenë me trapan për qejf

0

Një dasmë “origjinale” është organizuar na Malia të Greqisë, ku miqtë e çiftit  pasi u mbaruan pjatat, gotat dhe gjithçka tjetër që mund të thyhet, nisën të thyejnë edhe pllakat e dyshemesë.

Pak orë pas dasmës që e bashkoi me të zgjedhurin e zemrës, Manos Borboudakis kërceu në pistë dhe festoi ditën e shënuar. Miku i tij duke dashur të vërtetojë se festat e Kretës janë gjithmonë të veçanta, në vend që të hidhte pjata dhe gota në këmbët e dhëndrit,  bëri një hap më tej dhe me ndihmën e një trapani i hoqi edhe pllakat e pistës së kërcimit. Kaq ka mjaftuar që video të bëhet virale në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu