Këto gjëra nuk duhet t’i bëni në mëngjes!

0

Mënyra se si e nisni mëngjesin zakonisht përcakton edhe tonin e pjesës tjetër të ditës.

Nëse e nisni pa energji dhe dita rezulton të ketë qenë jo produktive, me siguri ke bërë një nga 7 gabimet e zakonshme të mëngjesit.

Mos e fikni alarmin e orës

Specialistët e gjumit thonë se alarmi i orës nuk është një ide e mirë. E vërteta është se sa herë e fikni alarmin për t’u kthyer sërish në gjumë, hyni në një cikël gjumi të cilin nuk mund ta përfundoni. Kështu që kur zgjoheni, ndiheni shumë të lodhur dhe përtacë.

Mos qëndroni shtirë në shtrat

Kur zgjoheni, shtrijini këmbët dhe krahët teksa jeni ende në shtrat. Sa më shumë të shtriqeni, aq më shumë të sigurt dhe të lumtur do të jeni gjatë ditës. Ata që zgjohen duke u strukur në shtrat si mace, priren të jenë më të stresuar dhe të përgjumu gjatë ditës.

E-maili nuk duhet të jetë asnjëherë gjëja e parë që shihni

Hapja e e-mailit menjëherë sapo zgjoheni mund t’iu shpërqendrojë nga gjërat e rëndësishme që duhet të bëni më tej. Përqendrohuni në veprime produktive në vend që të rrëmoni inbox-in.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu