Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ndodhet në Dubai. Ajo po shijon pushimet me miqtë e ngushtë, duke treguar se po argëtohet vërtetë shumë.
Sakaq, Enca ka vendosur që t’iu kundërpërgjigjet të gjithë atyre që i komentojnë, se ka shkuar në Dubai sepse ka mbetur pa para.
“’Paske mbetur pa lekë e paske shkuar në Dubai…’. Po të kisha mbetur pa lekë do rrija aty ku rini ju që komentoni këto. Ju ruajte Zoti”, ka shkruar Enca në një foto të ndërtesave të Dubait në InstaStory.
Më tej, Enca ka deklaruar se do vazhdojë ta shijojë jetën e saj në maksimum, pasi komentet e të tjerëve nuk i prishin aspak punë.
“Mua nuk më prishin aspak punë komentet tuaja. Unë do vazhdoj do jetoj këtu në Dubai, në suitën time, në hotelin tim me pesë yje, do i hipi avionit në ‘bussines class’, do i hipi jahtit tim, do vazhdoj të paguaj gjërat e mia, do e bëj qejfin tim në maksimum edhe në fund të ditës nuk mund t’i justifikohem askujt për jetën time, sepse të gjithë ju që i shihni këto storje, e dini kush jam”, është shprehur këngëtarja.