Kushton vetëm 160 mijë dollarë, kjo është makina fluturuese që del në treg në vitin …

0

Prodhuesi kinez i makinave elektrike XPeng ka zbuluar prototipin e tij të parë të një automjeti fluturues, që synohet të dalë në shitje me pakicë që në vitin 2024.

Sipas medieve të huaja, prodhuesi thotë se çmimi i makinës do të jetë 160 mijë dollarë. Xpeng ka projektuar një makinë fluturuese që gjithashtu mund të lëvizë normalisht në rrugë, që është, për momentin, ende në fazën e prototipit.

Ashtu si diçka nga filmat, automjeti i ngjanë një makine me dy krahë që mund të tërhiqen. Si një multikopter, makina ngrihet vertikalisht dhe ulet në të njëjtën mënyrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu