Hapen kutitë e para në Tetovë, ja si janë rezultatet (FOTO)

0

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Tetovës kandidojnë Teuta Arifi nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Bilal Kasami nga Lëvizja Besa.

Burime nga Levizja Besa thonë se në rezultatet e para që vijnë nga vendvotimet janë në favor të kandidatit te tyre, Bilall Kasami.

Në 20 vendvotimet e para Bilall Kasami udhëheq bindshëm. Jemi optimist se ashtu do të mbetet rezultati deri në fund”, thonë burime nga Levizja Besa.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, zgjedhjet i ka vlerësuar si të drejta dhe demokratike. Ai tha se vendimi i qytetarëve në këto zgjedhje është autentik dhe legjitim. Osmani shtoi se ende priten rezultatet e para në lidhje me raundin e dytë.

“Qytetarët morën pasqyrë të plotë të ofertave dhe vendimi i tyre është legjitim. Këshilltarët dhe kryetarët e zgjedhur në raundin e parë dhe në raundin e dytë, nga sot kanë autoritet politik për të zbatuar vendimet. Pasi të dalin rezultatet dua t’i uroj fituesit, qofshin ata nga BDI apo nga konkurrentët politik.

“Zgjedhjet treguan se vendi ynë është i pjekur për anëtarësim në BE. Më lejoni të theksoj se agjenda e gjelbër ishte oferta më e mirë për qytetarët. Pres që ata të kenë mbështetur atë për të legjitimuar kandidatët e BDI-së. Pavarësisht rezultatit, theksoj që Qeveria është e qëndrueshme dhe stabile”, tha mes tjerash Bujar Osmani.

VMRO-DPMNE, me mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ka numëruar disa shkelje, që sipas tyre LSDM dhe pushteti i kanë bërë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për qytetarët. Qeveria e Zaevit ka treguar fytyrën e zezë para qytetarëve. Keqpërdorimi i të mirave të qeverisë, si këtë herë nuk është parë. Procesi zgjedhor është dëmtuar. Dje, në heshtje zgjedhore ka pasur blerje të votave dhe prishje të rregullave sipas ligjit për zgjedhje. Gazetarë dhe qytetarë janë penguar dhe janë kërcënuar që të kryejnë obligimin e tyre. Me siguri, mund të them, se do t’i përdorim të gjithë mjetet ligjore. Me përqindjen e madhe të daljes qytetarët dënuan këtë qeveri. Ne besojmë në fitore bindëse edhe pse LSDM ka keqpërdorur pushtetin,” njofton VMRO-DPMNE,

Kujtojmë se në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut pjesëmarrja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë.

Ja rezultatet e para:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu