Florian Marku zbulon emrin e kundërshtarit të radhës për betejën e 20 nëntorit

0

Bokseri shqiptar, Florian Marku ka zbuluar kundërshtarin e radhës. Disa javë pasi u konfirmua beteja, Marku sot në mbrëmje ka konfirmuar edhe emrin e kundërshtarit, britaniku Jorick Luisetto.

“Kundërshtari konfirmohet. Jorick Luisetto, më mirë nëse je gati për luftë”, shkroi Marku.

Shqiptari pasi fitoi titullin, synon ta mbrojë në “Wembley” me 20 nëntor 2021.