Presidenti Meta takon kreun e OBSH-së, zbulohet kërkesa që i ka bërë për Shqipërinë

0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pasur një takim në Romë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Meta thotë se kreu i OBSH-së e ka njohur me diskutimet që janë bërë në samitin e G20-tës në lidhje me pandeminë, dhe i ka folur atij në lidhje me gjendjen e infektimeve në Shqipëri.

Meta ka kërkuar nga Tedros një vëmendje më të madhe dhe mbështetje për Shqipërinë nga OBSH.

Postimi i plotë i Metës:

Një takim i ngrohtë në Romë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Më njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave.

Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu