Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është takuar sot me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në kuadër të konferencës së OKB ku të dy janë të pranishëm.
Të dy liderët shihen duke konsumuar një kafe gjatë qëndrimit të tyre në samit dhe mësohet se presidenti serb ka vënë në pikëpyetje takimin që ishte planifikuar të mbahej në Beograd për “Ballkanin e Hapur”.
Vuçiç ka pyetur Ramën: A duhet të takohemi në Beograd pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen nga posti I kryeministrit të Maqedonisë së Veriut?