Barcelona kohët e fundit nuk po gjen qetësi. Pas rezultateve jo pozitive në ndeshejt e fundit erdhi edhe largimi i Ronald Koeman, dhe drejtimin e skuadrës e mori Sergio Barjuan.
Debutimin e tij e bëri kundër Alaves, ku javën që kaloi nuk shkoi më shumë se një barazim, por ajo që dhembte më shumë ishte paraqitje e skuadrës.
Pas këtij barazimi vërshuan edhe komentet në drejtim të Burjuan për lojën e zhvilluar, i cili siç duket nuk i ka pritur aspak mirë dhe ka reaguar ndaj tyre.
Në një intervistë për “Esports3”, tekniku i Barçës është ankuar për gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion.
“Këta lojtarë kam, nuk mund të bëj më shumë. E ka thënë dhe Kumani”, deklaroi Burjuan
Kjo frazë e tij nuk është pëlqyer aspak nga lojtarët, edhe pse trajneri i Barcelonës është munduar të zbusë qëndrimin e tij, duke nënvizuar se situata e krijuar është pasojë e dëmtimeve të shumta.