Ish-kryeministri i Maqedonisë e Veriut, Zoran Zaev anulon pjesëmarrjen në takimin e Beogradit.
Samiti do të mbahet në Serbi në datat 3 dhe 4 nëntor, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky takim do të zhvillohet në funksion të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes tre vendeve.
Zaev pas humbjes së zgjedhjeve lokale dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë dhe kryeministrit.