“E zuri gjumi në samitin për Ngrohjen Globale”, Trump tallet me Biden, ja çfarë i thotë…

0

Ish-presidenti Donald Trump i SHBA, ironizoi presidentin Joe Biden për dremitjen përpara fjalimit që do të mbante në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet e Klimës që po mbahet në Glasgow.

“As Biden nuk mund të duronte më të dëgjonte për mashtrimin e Ngrohjes Globale, një prej 7 mashtrimeve të mëdha në Amerikë”, deklaroi Trump pasi pa pamjet e Biden, ndërsa flinte në samit.

“Ky mashtrim, ndiqet nga pas nga mashtrimet elektorale të zgjedhjeve presidenciale 2020, Rusia, Rusia, Rusia, Ukraina, Ukraina, Ukraina, Impeachment 1, Impeachement 2 dhe gjetjet e raportit Mueller”.

“Biden shkoi në Europë për të thënë që ngrohja globale është prioriteti i tij kryesor dhe papritmas e zuri gjumi në mes të konferencës, ku e panë të gjithë. Askush që është entuziast dhe beson në një çështje nuk mund ta zërë gjumi”, u shpreh ish-presidenti.

Komentet e Trump erdhën pasi ekipi politik njoftoi se ai po mbante një tubim virtual në prag të zgjedhjeve për guvernator të Virxhinias.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu