E rëndë/ Shoferët që transportojnë nxënësit përleshen me grushta e thika

0

Ngjarje e rëndë në Tiranë.

Burime bënë me dije se në konflikt janë përfshirë dy shoferëve të furgonave që transportojnë nxënësit.

Ngjarja ka ndodhur te shkolla “Fan Noli”, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Fillimisht ka pasur grindje me grushta e shkelma. Por, më pas është nxjerrë dhe thika. Njëri prej shoferëve është plagosur, ndërsa shkak i ngjarjes mësohet se është zënia e rrugës.

Në vendngjarje ka shkuar policia që ka kapur autorët dhe ka normalizuar trafikun e gjatë të automjeteve.

Po punohet për zbardhjen e konfliktit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu