Çështja “Becchetti”, Shehaj: Faktuam evazionin, u dënuam për mesazhet e Veliajt

0

TIRANË– Brisida Shehaj, ish-kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ka folur për humbjen e gjyqit në Arbitrazh me Becchetin, ku shteti shqiptar do të duhet ti paguajë 110 milionë euro. Shehaj thotë se kur është bërë dosja “Becchetti” ka qenë drejtoreshë e Tatimeve dhe se asokohe kanë vërtetuar evazionin fiskal që bëhej prej tij.

Ajo shprehet se në lidhje me këtë çështje shteti shqiptar është dënuar për mesazhet që bënte kryebashkiaku Erion Veliaj në adresë të tij.

 

“Kur është bërë dosja “Becchetti” unë kam qenë drejtoresha e tatimeve. Sot në arbitrazh në atë vendim nuk është rrëzuar asnjë nga pikat tona. Ne faktuam evazionin që bëhej. Ne jemi dënuar për mesazhet e lali Erit dhe për takimet që bënte sekretari i përgjithshëm i Kryeministrit dhe i thoshte “Becchettit” në tavolinë “Dëgjo vëlla shko zgjidhe ti me kundërshtarin”.  Po çfarë ndodh?,”-tha Brisida Shehaj.

Më tej shton se në Shqipëri ka një djalë të dënuar, pasi ky i fundit mori përsipër fajin se ka falsifikuar letrat përsa i përsa i përket investimit që do bëhej në Kalivaç.

U mblodhëm institucionet, AKBN dhe institucionet në varësi të Gjiknurit dhe panë se ‘Kalivaçi’ nuk ishte investimi real. Në Shqipëri ka një djalë të dënuar që ka pranuar fajin se ka falsifikuar letrat. Atë dosje e ka pasur një prokurore që quhej Antoneta Sevdari. Trupi i kësaj reforme në drejtësi është përjashtimi i asaj zonje. Na e merr shtetit Kalivaçin dhe do e nxirrte,”-shtoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu