Një takim i frytshëm me Presidentin e Rajonit të Siçilisë, z.Nello Musumeci, në Pallatin Qeveritar.
Gjetëm mirëkuptimin e plotë për vendosjen sa më parë të një bashkëpunimi të veçantë mes Shqipërisë dhe Siçilisë, sipas modelit të ndjekur me Rajonin e Puljas, si dhe për miratimin e një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave linguistike krahinore, me qëllim rujtjen e gjuhës së mrekullueshme arbëreshe.
Kënaqësi të dëgjoja prej tij vlerësimet më të larta për bashkëjetesën shekullore me Komunitetin tonë të dashur Arbëresh, pjesë edhe e identitetit historik e kulturor të Siçilisë.
I lumtur, që edhe komuniteti i ri i shqiptarëve në këtë Rajon është integruar më së miri, dhe që bashku me arbëreshët përbëjnë një urë të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale e të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë.