A do mbyllet Greqia sërish pas përkeqësimit të situatës Covid? Ja si përgjigjet Mitsotakis

0

“Ne nuk do të shkojmë në një bllokim të ri”, tha sot kryeministri grek Mitsotakis në një intervistë për televizionin Mega në lajmet kryesore të mbrëmjes.

Lidhur me gjendjen e rënduar të pandemisë kryeministri tha se nuk do te kete mbyllje tjeter totale pasi shumica e popullisse eshte vaksinuar.

Kemi më shumë raste, sepse po bëjmë një test në shifra rekord. Pandemia nuk na ka ikur, vjet në nëndor nuk kishim asnjë të vaksinuar ndërsa sot kemi 74 % te rinjëve të vaksinuar dhe 73% te popullit në përgjithësi të vaksinuar. Sot nuk kemi bllokim të përgjithshëm si vitin e shkuar. Sot që kemi vaksinën nuk mund të shkojmë në mbyllje te përgjithshme.”

Në fund i pyetur nga gazetari Pretenderi se është i sigurtë që nuk do të ketë mbyllje, kryeministri u përgjigj se nuk do të ketë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu